Një grup prej 50 vetash organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste (SHBA) Gjilan, Kosovë ishin vizitorë në parkun natyror Korab-Koritnik, zona Shishtavec, Kukës.
Grupi u prit dhe u përshëndet edhe nga Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana te ura mbi lumin Luma. Më pas grupi u shoqërua nga punonjës të AdZM dhe të policisë.
Deri në Shishtavec udhëtimi u bë me autobus. Në Shishtavec filloi ngjitja në këmbë në drejtim të Gurit të Mëngjesit e Kallabakut pjesë e shtegut “High Scardus Trail”. Larmia e peizazhit, bukuritë natyrore dhe mikpritja ishin një befasi e këndshme për të gjithë grupin e veçanërisht për 6 turistë gjermanë që ishin pjesë e grupit.
Gjatë gjithë kohës punonjësit e AdZM i shoqëruan dhe i informuan për vlerat e Parkut.
Në kthim ata qëndruan edhe në Bar kafe SKI Centër, ku konsumuan çajra të bimëve e frutave të ndryshme të zonës. Kënduan e kërcyen valle të krahinave të ndryshme të Shqipërisë e Kosovës në një atmosferë të gëzuar, të hareshme e mjaft miqësore. Ata u larguan me përshtypjet më të mira për tu rikthyer përsëri.