Nën organizmin e Klubit Alpin “GJILANI”, sot në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, – Qendra e Transfuzionit të Gjakut, kanë dhuruar gjak rreth 20 vullnetarë, duke iu bashkëngjitur nismës së këtij Klubi, për të ndërmarrë këtë aktivitet human për të siguruar gjak për nevojat e Spitalit të Gjilanit.
Personeli mjekësor i qendrës së Transfuzionit të Gjakut është shprehur falënderues, me këtë rast, doktoresha Esma Mustafa, ka treguar se shumica e dhuruesve vullnetar të gjakut, në bazë të dokumentacionit që posedon qendra, kanë qenë për here të parë dhurues te gjakut.
Klubi Alpin “GJILANI”, i falënderon anëtarët e vet për humanitetin e shprehur kaq masovikisht, ndjenja e solidaritetit për personat në nevojë, që në mesin e të rinjve të këtij Klubi sa vjen e po rritet.
Ky aktivitet u zhvillua nën moton “Gjaku të pres pacientin në nevojë , e jo pacienti të pres Gjakun!
Përndryshe, është thënë se Klubi Alpin “GJILANI”, premton se do të vazhdon me aktivitete të tilla humane, edhe në të ardhmën.
Për më shumë foto KËTU