(2L ONLINE) – Institucionet Komunale të Vitisë kanë pritur sot në një takim përfaqësues nga Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal ( MAPL) ku kanë diskutuar për implementimin e planit të veprimit për marrëveshjen e procesit të Stabilizim Asocimit. Gjatë këtij takimi janë përcaktuar edhe përgjegjësit për grumbullimin e të dhënave të cilat do të dorëzohen në Institucionet përkatëse.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu duke pritur përfaqësuesit Institucional tha se kjo komunë është e gatshme të bashkëpunoj me nivel qendror për grumbullimin e këtyre të dhënave duke potencuar se Komuna e Vitisë do t i kryej obligimet që dalin me ligjet e Republikës së Kosovës. Ndërkaq Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave foli mbi rëndësinë që ka grumbullimi i këtyre të dhënave, konkretisht të raporteve nga sektorët e ndryshme në Komunën e Vitisë . Në këtë takim ishin pjesëmarrës edhe disa nga Drejtorët e Drejtorive, Zyrtarë Komunal, Konsulent të jashtëm si dhe Zyrtar nga Ministritë përkatëse si dhe në këtë takim u përcaktuan edhe përgjegjësit për grumbullimin e këtyre të dhënave . /2L ONLINE/