/2L ONLINE/ – Seanca e Kuvendit Komunal e Gjilanit ku po diskutohet për çështjen e Ecohigjienës, ka folur edhe Avdyl Aliu (LDK), i cili ka thënë se mungesa e kryetarit të komunës në këtë seancë nuk përbën hendikep, ai ka shpërndarë punën, e ka qeverinë, drejtorët dhe po e kryejnë punën mirë.
Aliu tha se më 2012, ai dhe disa të tjerë edhe pse kanë qenë opozitë në atë kohë, kanë qenë opozitë konstruktive e kanë përkrahur idenë për partneritetin publiko privat sepse e kuptojnë rëndësinë e investitorëve të huaj, që ky vend ka nevojë për ta.
Po ashtu qëllim i mirë ka qenë me avancue shërbimet ndaj qytetarëve dhe ruajtjen e ambientit, tha Aliu. Përndryshe, Aliu tha se problemet në Ecohigjienë nuk kanë filluar në gjashtë muajt e fundit të vitit 2016, ato e kanë fillin më herët, por më 2016 janë pasojat, pra kur ato kanë shpërthyer dhe kanë dalë në sipërfaqe.
Ai tha se ka rrugëzgjidhje. Investimet duhet të ndodhin. Të bëhet pajtim miqësor, të vazhdohet me punë pasi Aliu tha se nuk beson që situata ka shkuar deri në pakthim, pra duhet të gjitha palët inatet t’i lënë anash, të ketë investim të vullneti të mirë dhe të gjendet rrugëzgjidhja. /2LONLINE/