/2L ONLINE/ – Reagimet e PDK-së së Gjilanit se Kuvendi Komunal i Gjilanit po i shërben grupit të interesit që është në maje të qeverisjes komunale, ka ncitur kundër reagimin e Avdyl Aliut, Shef i Grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së në Gjilan, parti kjo që bashkë me partnerë të saj qeverisë e Gjilanit, e i cili i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke pohuar se deri më tani Kuvendi ka bërë një punë të mirë dhe se nuk i ka shërbyer një interesi të ngushtë, siç pretendon PDK, por ka punuar duke u munduar që të bëjë një punë të mirë për interesa të qytetarëve të komunës së Gjilanit.
/shih paraprakisht shkrimin: /PDK: Kuvendi po i shërben grupit të interesit që është në maje të qeverisjes komunale/
Aliu pastaj ka thënë se Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë, i cili zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët e komunës së Gjilanit dhe kryen detyrat dhe obligimet sipas Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale , Statutit dhe akteve të tjera nënligjore. Me kohë dhe duke i përfillur kriteret e nevojshme, Kuvendi i Komunës i ka themeluar të gjitha komitetet obligative, joobligative dhe tash së fundi edhe komitetin konsulattiv të ekspertëve nga fusha e planifikimit.
Të gjitha këto trupa ndihmëse të kuvendit janë duke funksionuar në mënyrë të kënaqshme duke lehtësuar në këtë mënyrë punën e Kuvendit Komunal dhe të ekzekutivit nga aspekti profesional.
Ai tha se Kuvendi Komunal ka arrit që të ndërtojë një frymë të mirë dhe tolerante ndërmjet të gjitha grupimeve politike të përfaqësuara në kuvend, ekziston një vullnet i mirë edhe i kryesueses duke dhënë hapësirë të mjaftueshme dhe të pakufizuar në aspekt kohorë për të gjithë anëtarët e kuvendit, të gjithë kanë të drejta të njëjta dhe të barabarta dhe mundësi të barabarta me marrë pjesë në të gjitha proceset e punës së kuvendit.
“Deri më tani kemi mbajtur 17 seanca të Kuvendit të Komunës në të cilat i kemi nxjerrë diku 60 vendime, kemi anuluar shumë vendime të kundërligjshme të nxjerra në mandatin e kaluar, janë dhënë 18 raportime të ndryshme, 11 informata të ndryshme nga drejtori dhe sektorë të ndryshëm, janë shqyrtuar shumë kërkesa , nevoja dhe raste të ndryshme. Të gjitha këto punë që u përmendën qëllim kryesor e kanë pas interesin e qytetarit të komunës së Gjilanit e assesi interesin e ndonjë grupi të ngushtë”, ka thënë Aliu i LDK-së.
Sipas tij, me qëllim të mbarëvajtjes së punëve në Kuvendin e Komunës dhe në komunë në përgjithësi kuvendi, një bashkëpunim të kënaqshëm e ka pas me ekzekutivin e që kjo nuk nënkupton se po i shërbejmë ekzekutivit por këtë e bëjmë për t’i shërbyer sa më mirë interesave të qytetarëve të komunës së Gjilanit.
“Nisur nga fakti se deri më tani kemi mbajtur 17 seanca dhe gjithashtu duke e llogaritur se një seancë zgjat diku 6-7 orë , atëherë del se deri më tani në kuvend i kemi bërë diku mbi 100 orë pune. Prandaj, dua të besojë se asnjë anëtar i kuvendit nuk e ka harxhuar në mënyrë të padobishme këtë kohë apo duke i shërbyer një interesi të ngushtë por duke u munduar që të bëjë një punë të mirë për interesa të qytetarëve të komunës së Gjilanit”, thotë Avdyl Aliut , Shef i Grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së në Gjilan.
Sipas tij, Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të vazhdoj me punë, sigurisht se gjithmonë ka vend edhe për më mirë , do të synojë më mirë dhe më shumë se që ka bërë deri më tani për interesat e qytetarit të komunës së Gjilanit. /2L ONLINE/