Avdyl Aliu, shef i grupit të anëtarëve të kuvendit komunal nga radhët e LDK-së, ka thënë se seanca e sotme, që është vazhdimësi e seancës së kaluar, nuk mund të vazhdojë, nëse kryetari i komunës paraprakisht nuk do të kërkojë falje.
Aliu rikujtoi se kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni e lëshoi mbledhjen, seancën e kaluar, pa arsyetim dhe se kjo, sipas Aliut, është nënçmim i kuvendarëve, transmeton 2LONLINE.com.
“Jemi përfaqësues të qytetarëve të komunës së Gjilanit, bash me na nënçmue, kur dush dal, kur dush hy, nuk është në rregull”, ka thënë Aliu i cili tha se seanca nuk mund të vazhdojë pa u bërë kërkim falja.
Ai tha se këtë e kërkon në emër të LDK-së dhe partnerëve tjerë.
Dhe, me që kjo kërkesë nuk u përfillë, opozita braktisi sallën, ndërsa kryesuesi i Kuvendit, në mungesë të kuorumit, kërkoi pauzë gjysmë ore. /2LONLINE/