/2L ONLINE/ – Rreth zhvillimeve në Kompaninë “EcoHigjiena”, ka reaguar sot Komisioni për Zhvillim Ekonomik i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Dega në Gjilan, e ku ndër tjerash është përmendur edhe emri i Avdyl Aliu, shefit të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Komunës në Gjilan, i cili lidhur me këtë ka reaguar duke thënë se komunikata e PDK-së është dezinofrmatë. Madje ai këtë komision të PDK-së, nuk ka hezituar ta quaj edhe Komisioni për Zhvillim, Sajim dhe Fabrikim të Gënjeshtrave.
Ja reagim i Aliut.
Në harmoni me kërkesën e arsyeshme të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri që të mos politizohet çështja e kompanisë “Eco Higjiena” dhe me qëllim të evitimit të dezinformatave në drejtim të qytetarit të Komunës së Gjilanit nga njëfarë Komisioni i PDK-së, Dega në Gjilan, reagoj në komunikatën e lëshuar nga ky farë Komisioni në disa media.
Deklaroj me përgjegjësi të plotë se unë nuk posedoj një pronë të tillë ashtu siç proklamon ky farë Komisioni (do të ishte fat për mua po ta kisha ) dhe se gjithashtu me përgjegjësi e them se kurrë njëherë nuk kam nënshkruar ndonjë marrëveshje për qera e as të ndonjë lloji tjetër me kompaninë “Eco Higjiena” nga e cila do të kisha përfitim.
Përfitimi i vetëm që e kam nga kjo kompani janë shërbimet e grumbullimit të mbeturinave në shtëpinë time për të cilat shërbime paguaj dhe se nuk e kam asnjë cent borxh.
Prandaj , Komisionit në fjalë më humë i flenë emërtimi Komisioni për Zhvillim, Sajim dhe Fabrikim të Gënjeshtrave ( KZHSFG).
Këta gënjeshtarë (anëtarët e Komisionit) edhe në seancat e rregullta të Kuvendit Komunal shpesh kanë lansuar gënjeshtra dhe dezinformata nga më të ndryshmet, kur i kemi përgënjeshtruar të gjitha këto gënjeshtra me dokumente valide të organeve të Komunës dhe të Republikës së Kosovës, të zënë ngushtë kanë thënë se nuk ju besojnë këtyre institucioneve.
Edhe për këtë gënjeshtër jam në gjendje të ofrojë dëshmi se kjo është gënjeshtër dhe vetëm gënjeshtër, por këta nuk do ta besojnë dokumentin e lëshuar nga institucioni komunal.
Siç e dini, jemi afër festave të Vitit të Ri, në këtë kohë fillojnë të vërshojnë ofertat atraktive nga më të ndryshmet. Komisioni për Zhvillim, Sajim dhe Fabrikim të Gënjeshtrave (KZHSFG) këtë komunikatë u mundua që ta fusë “në të zezë” bashkë me këto oferta atraktive të fundvitit më çmim shumë të ulët, madje “krejt pa pare”, por nuk kaloj kësaj here.
Edhe pse nuk kaloj kësaj here është një rekomandim për KZHSFG që këtë ofertë ta ruaj dhe ta lansojë me një datë tjetër e cila edhe i flenë mirë natyrës së ofertës, pra ruajeni për 1 Prill, dhe jo vetëm se këtë sepse të tilla pritet të prodhojë edhe shumë të tjera KZHSFG deri atëherë e sidomos pasi që veç po hyjmë në vitin zgjedhor komunal 2017.
Problemet në “Eco Higjiena” janë vetëm se disa nga “ndyrësirat” që kanë mbetë nga koha e qeverisjes së kaluar (datëlindjen e kanë në vitin 2012).
Po e mbylli me këshillën: Mjaft jeni të zhytur, kujdes mos u zhytni edhe më shumë.
Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, në Kuvendin e Komunës në Gjilan