(2L ONLINE) – Këshilltari komunal nga radhët e LDK-së dhe njëherësh shef i grupit të LDK-së në Kuvendin Komual Avdyl Aliu thotë se edhe pse e diel, sot i takoi qytetarët e lagjes Mulla Idrizi rruga e 11-të në Zabelin e Sahit Agës, sepse janë të interesuar për t’i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre dhe për të punuar për mirëqenien e qytetarëve.
Aliu i ka uruar ata për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe më pastaj i njoftoi qytetarët e interesuar për rrjedhën e projektit të kanalizimit të ujarëve atmosferike në vlerë prej mbi 200.000,00 euro i cili është në zhvillim e sipër dhe i njoftoj ata edhe për projektet tjera infrastrukturore që pritet të fillojnë këtyre ditëve në Zabelin e Sahit Agës siç është asfaltimi i disa rrugëve në këtë lagje, trotuari, ndriçimet publike etj.
Sipas tij, qytetarët shprehën kënaqësinë që pas më se 6 viteve pa asnjë investim në këtë lagje prapë po fillohet të investohet duke ju plotësuar disa nga nevojat e tyre elementare.
Besim Rexhepi kërkoi që rrugët e Zabelit të inkorporohen në projektin e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve e që nuk kanë qenë deri më tani. Fadil Matoshi kërkoi të bëhet kompensim i dëmit në dy-tri raste gjatë realizimit të projektit të kanalizimit duke u dëmtuar disa mure të tyre.
Edhe qytetarët si Haxhi Ramadan Rexhepi , Haxhi Hamdi Lakna, Isa Bunjaku, Skender Daku, Sahit Qerimi dhe të tjerë shprehën kërkesa, interesime dhe shtruan problem të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen në përditshmërinë e tyre.
“Në fund ata u dakorduan se pagesa e tatimit në pronë është një obligim qytetar pa të cilën edhe nuk do të ishte e mundshme realizimi i këtyre projekteve që janë në realizim e sipër e edhe të tjerat që priten të realizohen në të ardhmen”, ka thënë Avdyl Ailu i LDK-së. /2L ONLINE/