Futbollisti i talentuar nga Kosova, Festim Alidema, gjatë afatit kalimtar të verës e kompletoi transferimin në Slaven Belupo, skuadër në elitën e futbollit kroat.
E pas gjashtë ndeshjeve pritje, Alidema ka debutuar për ekipin e parë të Slaven Belupo-s.
Debutimi për Alidemën ka ardhur në minutën e 85-të të ndeshjes, kur sulmuesi kosovar zëvendësoi Bogojevicin.
Skuadra e kosovarit luajti para adhuruesve të vet përballë Varazdin ku u ndal në barazim 1-1, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi shqiptari Muzafer Ejupi.