Zejnullah Jakupi
/2L ONLINE/ – Më 24 korrik 2015 bëhen dy vite që kur Ali Podrimja iku nga kjo botë! Intervistë e fundit me Ali Podrimjen e bëra në nëntor 2010 në Berlin gjatë një festivali të letërsisë. Pishte njeri modest dhe shumë i afërt me njerëzit, i komunikueshëm dhe i durueshëm. Këtë e vërtetova edhe gjatë intervistës. Njerëzit e mëdhenj, heronjtë e vërtetë rrallë duken si heronj,thotë Tenneessee Williams. Pra heronjtë e vërtetë shpesh nuk i dallojmë nga njerëzit e zakonshëm.
Intervista ime e fundit e bërë me poetin tonë tani në amshim i cili u nda nga jeta më 25 korrik 2012 ishte për mua diçka e pa harrueshme. Ashtu si ikja e tij nga kjo botë ishte e frikshme dhe mbase ai u nda nga jeta në France ku merrte pjesë në një festival të poezisë të titulluar “Zëri i Mesdheut”.
Ato ditë opinioni ishte i tronditur. Trupi i poetit u gjet pa jetë pas dy ditë në një pyll pranë qytetit Lodeve, ku siç ishte shprehur policia franceze në trupin e tij të vdekur nuk ishin gjetur shenja dhune, apo të ndonjë sulmi.
Ndërkohë, trupi i pajetë i poetit u kthye në Prishtinë ku u varros me nderimet dhe ceremonitë përkujtimore në nderim të Ali Podrimjes. Edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës zhvilloi një aktivitet-homazh, për jetën dhe veprën e autorit. Më pas në Bibliotekën Kombëtare ishte hapur një miniekspozitë me librat e autorit kosovar.
Ali Podrimja ishte biri më i shquar i Kosovës bashkë me Esad Mekulin, Din Mehmetin, Azem Shkrelin e shumë shkrimtarë dhe poetë të tjera që lanë gjurmë të pashlyera në poezinë shqipe.
Ai ishte dhe mbetet ne pediestal. Përjetësia nuk fitohet ndryshe! Çfarë është bërë për Ali Podrimjen këto dy vite? Për Aliun e madh me sa di është ngritur një shtatore, po a mjafton vetëm kaq? Edhe veprat e tij do të botohen dhe të ribotohen. Shpresoj që të drejtën e botimit ta ketë vetëm familja e tij për 150 vjetët e ardhshme dhe pastaj ti takoj shtetit dhe shtypshkronjave. Kemi edhe çmimin “Ali Podrimja” që vjet e mori shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare.
Ne, populli shqiptarë, veçmas institucionet kosovare gjatë jetës me sa kam dëgjuar dhe sa kam informacione nuk i kanë dhënë përkrahje sa duhet. Dhe në një vend si Kosova, njeriu e arrin famën vetëm pas vdekjes! Se vargu i tij ishte i veçantë nuk do koment. Një personalitet i skalitur prej poeti si Ali Podrimje, shpresoj të na përsëritet, së paku, pas 100 vjetëve të ardhshme!
Një intervistë të shkurtër zhvilluar nga autori i këtij shkrimi mund ta ndiqni: