/2L ONLINE/ – Pamjet televizive nga Aleppo, këtë dite kanë tronditur opinionin e gjerë botëror në përgjithësi! Natyrisht që edhe qytetari ynë, nuk mund të ishte indiferent ndaj një pamje makabre, të masakrimit të civilëve, e sidomos të fëmijëve e grave! Sigurisht, që edhe qytetari ynë reagoi në forma të ndryshme, ndaj kësaj situate të rëndë, në një pjesë të botës, ku po vihet në pikëpyetje fati i ekzistencës së një populli të tërë, pra i popullit të AlePpos, qytetit të dytë, për kah madhësia në Siri!
Në kuadër të kësaj, qytetarët, natyrisht që kërkojnë nga mediat, informacion sa më të plotë në atë rajon e natyrisht kërkojnë edhe mendimin e analistëve, veçanërisht atyre politik, të shpjegojnë shkaqet e këtij konflikti dhe mundësitë e përfundimit te tij.
Në këtë kuptim, mendoj se kronologjia e ngjarjeve të konfliktit sirian, është i domosdoshëm, sepse vërehet shpesh, që jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe pjesa dërmuese e mediave dhe politikanëve apo analistëve të ndryshëm, kane mungesa të mëdha të padijenisë, për „arsyen“ e kësaj situate jashtëzakonisht të rëndë në atë pjesë të lindjes së mesme!
Historia nis para disa viteve, me fillimin e „pranverës arabe“! Lëvizja politike për përmbysjen e Asadit atje, ishte pozitive dhe kishte për qëllim demokratizimin e atij vendi e përmbysjen e dinastisë diktatoriale të Asadëve! Kjo lëvizje, nuk pati sukseset e pritura dhe Perëndimorët nuk arritën gjithashtu sukses ne politiken e tyre në përkrahjen e kësaj lëvizje kundër kryetarit Asad, sepse ndërkohë lindën shumë organizata me orientime të ndryshme, që për bazament kishin ideologjinë fetare, e që kishin mbështetje edhe nga faktor të ndryshëm jashtë vendit!
Njëra nga këto organizata, e cila u be pengesa kryesore për eliminimin e Asadit, nga forcat demokratike, ishte ISIS, e cila, sa më shume kalonte koha, bëhej edhe më e rrezikshme se regjimi i Asadit, sepse ajo filloj të organizonte aksione terroriste, me përmasa të mëdha në vendet perëndimore.
Në këtë situatë, eliminimi i ISISI-it, e bashkë me të edhe i Asadit, u bë i pamundur, pa ndërhyrje tokësore dhe ajrore, e cila do të rrezikonte seriozisht jetërat e civilëve, duke patur parasysh edhe mungesën e „aleatëve“ ne terren, kjo i beri amerikanët të heqin dorë nga objektivat e tyre ne Siri dhe t’i lejojnë faktorët tjerë botëror të merren me të. Rezultati: Asadi dhe Rusia, në njërën anë, dhe Turqia e Irani, në anën tjetër, u bënë bashkë për të eliminuar ISIS-in, por edhe forcat tjera, siç janë ato kurde, te cilat rrezikojnë interesat turke në atë rajon!
Natyrisht, që këta faktor, të cilët, në plan ndërkombëtarë, nuk përfaqësojnë vende, që kanë për qellim ti ndihmojnë popujt që të demokratizohen, luftojnë direkt për interesa të tyre të ngushta dhe kuptohet, për të arritur qëllimin e tyre nuk zgjedhin metoda, duke vrarë e masakruar, krejt popullin e asaj ane ku janë mbështetur armiqtë e vet.
Siç duket, kjo gjë nuk mund të ndalet, derisa Asadi ta fus nën kontroll tërë territorin e shtetit dhe forcat patriotike kurde, qe luftojnë për të realizuar shtetin e vet kombëtar, të ndërprenë përpjekjet e tyre! Fitorja e Trampit, dhe deklaratat e tij, për një zmbrapsje nga pjesëmarrja në operacione ndërkombëtare, dhe për një shtendosje të marrëdhënieve me Rusinë, siç duket, i trimëroj faktorët e lartpërmendur, për të nisur agresionin e tyre ne Siri!
Politika ekspansioniste, në rritje e Rusisë, nuk paraqet interes për shqiptaret! Interesat Ruse, janë në kundërshtim me interesat tona kombëtare, dhe është krejtësisht e natyrshme, që kjo gjendje të shikohet me shqetësim!
Mungesa e unitetit politik e kombëtar brenda vendit tonë, është mundësia më e mirë e depërtimit të ndikimit të Rusisë, prej të cilës nuk mund të pritet asgjë e mirë!
Nëse ne si popull, dimë të sillemi konform situatave ndërkombëtare, sigurisht që “rreziku” që paraqet kjo tendencë e zhvillimeve botërore, do të reduktohet maksimalisht dhe do të mund të vazhdonim me përpjekjet tona për stabilizimin e shtetit tonë të ri! /2L ONLINE/