“Tani e disa muaj me radhë, Aleanca në Gjilan është bërë adresë e shumë qytetarëve gjilanas, kuadro të profileve të ndryshme, njerëz të dëshmuar e me plot ide për ta zhvilluar Gjilanin në secilin segment të jetës shoqërore”, ka thënë nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Ai ka bërë me dije se prej sot, Aleancës në Gjilan i bashkohen edhe Edonis Shkodra, Emir Kqiku dhe Bujar Bajraliu.
Duke ju uruar mirëseardhje anëtarëve më të rinj në Aleancë, Gagica ka ftuar hapur të gjithë ata që duan me dhënë kontributin e tyre për Gjilanin, t’i bashkohen kësaj familje politike, që siç tha ai, po bëhet e madhe dhe e paalternativë. /2LONLINE/