DYLON

AAK nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës por as e kalkulimeve tjera për interesa të ngushta politike

AAK nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës por as e kalkulimeve tjera për interesa të ngushta politike
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së AAK-së në Gjilan, përveç tjerash, u diskutua për zhvillimet politike në Komunën e Gjilanit, pas prishjes së koalicionit qeverisës, zhvillime këto për të cilat u diskutua me kujdes të veçantë në analizë, trajtim e në veprime tona të tanishme.

AAK-ja e Gjilanit përmes një komunikate ka bërë me dije se:

EkoHigjiena

“Prishja e koalicionit qeverisës e ka thelluar edhe më tej hendekun institucional në Gjilan. Që ka ndodh degradim në secilin segment të jetës shoqërore, kjo nuk do diskutim, por çka tani e tutje?

AAK nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në asnjë kombinim, sikurse as edhe e kalkulimeve tjera që në syrin tonë politik janë vetëm për interesa krejtësisht të ngushta politike, assesi për Gjilanin e për qytetarët.

AAK do të jetë opozitë konstruktive si brenda Kuvendit Komunal, ashtu edhe jashtë tij, pra si subjekt politik opozitar më i zëshmi deri më tani, po ashtu më i arsyeshmi.

AAK do të veprojë si çdoherë, gjithnjë në interes të qytetarëve të Gjilanit dhe në interes të së përgjithshmes. Jemi shumë të vendosur në skanimin e veprimeve e vendimeve të institucioneve komunale, ndërsa varësisht rëndësisë së tyre, të reagojmë me kujdes e duke qenë shumë real dhe të saktë.

Pra, Aleanca është subjekt politik serioz, nuk lejon ndërhyrje e as nuk ndërhyn për asnjë moment në çështje të brendshme të partive politike. Ne po rritemi në Gjilan dhe krahas punës sonë me dinamikë të madhe për rritjen e partisë, jemi të vëmendshëm edhe në raport me punët e institucioneve të Komunës së Gjilanit.

Aleanca mbetet e hapur pambarimisht për secilin qytetarë që mendon ta bëjë Gjilanin një vend të zhvilluar dhe të jetueshëm”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.