/2L ONLINE/ – Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK) Magbule Shkodra me bashkëpunëtore sot vizitoi degën e AGK në Gjilan. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me tubimin e AAK-së qe do të mbahet në Prishtinë me datë 17 dhjetor 2016. Në këtë tubim do të shpaloset platforma e AAK-së, ofertë për qytetarët për të sjellë ndryshimin për Kosovë.
Në takim ishte edhe kryetari i degës së AAK-së , Rexhep Kadriu i cili theksoi se gjilanasit shpresë të vetme për ndryshim në komunë dhe në Kosovë kanë AAK-në dhe kryetarin Haradinaj.
Kryetarja e degës se AGK –së në Gjilan, Arta Haziri Nuhiu ndër të tjera tha se gratë/vajzat e Gjilanit janë rreshtuar në AAK, për të kontribuar me qëllim të përmirësimit te gjendjes ne vend. Në ktë takim, pjesëmarrësit vlerësuan se Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK) është e fuqishme në Gjilan /2L ONLINE/