Skuadra gjilanase e futbollit FC Drita, ndeshjen e rrethit të tretë në Konferencë Ligë do ta luaj kundër skuadrës FK Auda nga Letonia.
E, lojtari i skuadrës bardhë e kaltër, Albert Dabiqaj ka thënë se kanë të bëjnë me një kundërshtarë që e vlerësojnë maksimalisht.
“E kemi parë që ndeshjet e fundit i kanë vetëm fitore. Besojmë që trajneri me stafin do të analizojnë mirë dhe neve na mbetet ta bëjmë punën tonë në fushë”, ka thënë Dabiqaj.
Por, ai tha se ka besim shumë që me grupin e lojtarëve që ka Drita dhe me kualitetin e këtij grupi, me shumë punë do ta kalojnë edhe këtë rreth të garave. /2LONLINE/