Bazuar në rezultatet preleminare të komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Alban Hyseni do të jetë kryetar i ri i Komunës së Gjilanit.
Në garën e balotazhit bazuar në rezultatet preliminare, pas numërimit të votave nga 126 vend votime, doli se Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje mori 21 mijë e 374 vota apo në përqindje 51,03%, ndërsa kandidati tjetër Lutfi Haziri-Luta, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), mori 20 mijë e 515 apo shprehur në përqindje 48,97%
Alban Hyseni do të jetë kryetar i ri i Gjilanit, ndërsa kryetari i deritanishëm Lutfi Haziri, në emër të LDK-së dhe të tij, e ka përgëzuar kryetarin e ri, Alban Hysenin për rezultatin e arritur duke thënë se do të ndërtojë ekipe për tranzicion dhe se duke qenë kryetar në detyrë, do të përgatis të gjithë infrastrukturën dhe bartjen e detyrave sipas përgjegjësive që i takon.
Ndërsa, fituesi Alban Hyseni ka premtuar Qeverisje gjithëpërfshirëse që si e tillë, do të jetë bashkëqeverisje në çdo lagje, çdo fshat, për të gjitha moshat, për të gjitha shtresat, për të gjitha komunitetet, për të gjitha bizneset, e mbi të gjitha për të gjithë qytetarët e Gjilanit.
Natyrisht, duhet pritur edhe KQZ-në, autoritetin që shpall zyrtarisht fituesin, duke e përmbyllur këtë proces. /2LONLINE.com/