DYLON

Iniciohen pesë raste dhe trajtohen pesëdhjetë e katër raportime në nivel vendi

Iniciohen pesë raste dhe trajtohen pesëdhjetë e katër raportime në nivel vendi
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, gjatë realizimit të planit operativ për zgjedhjet lokale-balotazhi 2021, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit ka iniciuar pesë (5) raste dhe ka trajtuar pesëdhjetë e katër (54) raportime në nivel vendi.

Bazuar në informacionet e siguruara nga të gjitha drejtoritë rajonale të  Policisë së Kosovës, deri në mbylljen e qendrave të votimit janë trajtuar rastet sipas rajoneve; në Prishtinë (14) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Mitrovicë Jugu (3) raportime dhe (1) rast i iniciuar, në Pejë (4) raportime dhe (2) raste të iniciuara, në Gjakovë (11) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Prizren (13) raportime dhe asnjë rast i iniciuar, në Ferizaj (5) raportime dhe asnjë rast i iniciuar si dhe në Gjilan (4) raportime dhe (2) raste të iniciuara.

EkoHigjiena

Rastet e iniciuara me vendim të prokurorëve kompetent janë pesë (raste) prej tyre, (1) rast në Junik – Pejë ” Pengim i procesit të votimit” ku një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë, (1) rast po ashtu në Junik – Pejë ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt dhe (1) rast në Vushtrri ” Falsifikim i dokumentit”, i cili po ashtu ka vazhduar në procedurë të rregullt, një rast në Viti-Gjilan “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” ku personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, si dhe një rast Kamenicë-Gjilan “Dhënie dhe marrje e ryshfetit lidhur me votimin”, ku dy persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.