“Takimi me të rinjtë e Zhegrës, në vazhdën e takimeve falënderuese, na konfirmoi frymën e fitores”, ka thënë Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili do të jetë kandidat i kësaj Lëvizjeje, për kryetar të Komunës së Gjilanit, në garën e balotazhit që do të mbahet me 14 nëntor.
Siëas Hysenit, mobilizimi i madh i të rinjve në Zhegër dhe gatishmëria për angazhim për t’i dhënë fund të keqes, janë tregues të qartë të fitores së Lëvizjes Vetëvendosjes, fitore, që sipas tij, do të rikonfirmohet më 14 nëntor. /2LONLINE.com/