Gjatë takimit me të rinjtë e lagjes Iliria, ku pjesëmarrës ishte kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Hyseni dhe kandidatët për asamble Ema Aliu, Florentina Vokshi, Mimoza Kadriu e Selajdin Salihu, si dhe deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni, të rinjtë shprehën brengat e tyre, ku theks të veçantë i dhanë problemit të punësimit dhe perspektivës për të rinjtë.
Hyseni shpalosi vizionin e tij për Komunën e Gjilanit dhe mbështetjen për të rinjtë, ku , siç ka thënë ai, gjeti përkrahjen e plotë nga ta.
“Pas 17 tetorit do të kemi Komunën e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, e në veçanti do t’iu ofrojmë hapësirë rinisë”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/