Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvnedosje, në vizitën që bëri në Spitalin Regjional të Gjilanit u mirëprit nga profesionistët shëndetësor, me ç’rast falënderoi mantelbardhët për angazhimin e madh gjatë periudhës së përballjes së vështirë me pandeminë.
Sipas Vetëvendosjes, mantelbardhët si çdoherë në nivel të detyrës për të ju shërbyer qytetarëve, kërkuan koordinim më të mirë të sistemit shëndetësor primar dhe atij sekondar në nivel të komunës, për ç’gjë u zotua edhe Alban Hyseni kandidat i kësaj Lëvizjeje për kryetar të komunës së Gjilanit, në garën e balotazhit që do të mbahet më 14 nëntor. /2LONLINE.com/