“Sa më shumë mbajmë takime e rishpalosim programin tonë qeverisës, aq më shumë rritet edhe mbështetja e banorëve të Gjilanit. Këtë rradhë në takimin me rininë e Bresalcit, rikonfirmuam dëshirën për ndryshim e përkrahje të projekteve tona që lidhen me problematikat e Bresalcit”, ka thënë Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje.
Hyseni, që njëherësh do të jetë kandidati i kësaj Lëvizjeje në garë ne balotazhit për kryetar të komunës së Gjilanit, ka shtuar tutje se nga rinia, ka kërkesa për terrene sportive, rinovim i shkollës, rregullim i sallës së sportit. Po ashtu, për krejt banorët e Bresalcit, shqetësime të tjera janë: rregullimi i ujërave të zeza e ujësjellësit, e infrastruktura që lidhet me rregullimin e trotuareve, rrugëve të dëmtuara e ndriçimit publik.
“Kur kërkesat dëgjohen e ka një program konkret, ato veç realizohen. Bëhemi bashkë për një qasje të re: zë i ri e udhëheqje e re”, ka thënë Alban Hyseni. /2LONLINE.com/