Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim ish-ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozin.
Ky takim u zhvillua para shpalljes së ish ambasadorit Minxhozi “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal.
I pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se: në një ceremoni të veçantë në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, nderuam sot ish-ambasadorin Qemal Minxhozi me titullin “Qytetar Nderi”.
“Pata kënaqësinë që këtë titull të ja ndaj sot z.Minxhozit duke e falënderuar për kontributin e punën e tij për një dekadë si ambasador i Shqipërisë në Kosovë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, shtoi se angazhimi dhe mbështetja e tij e çmuar, e bëjnë z.Minxhozi një mik të jashtëzakonshëm të Gjilanit e gjithë Kosovës. /2LONLINE/