Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës(PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin e Lajmeve Lokale “2lonline”, se mbrëmë rreth orës 19:41, Policia në Gjilan është lajmëruar përmes telefonit se në qendrën tregtare “ETC” është e vendosur një bombë e cila mundë të shpërthej brenda disa orëve.
“Në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dal njësitet patrulluese të cilat kanë evakuuar konsumatorët e rastit dhe të gjithë stafin punonjës të kësaj qendre.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet rajonale të hetimeve si dhe njësiti K–9 të cilët pas kontrollit detal të hapësirave të objektit kanë konstatuar se lajmërimi ishte i rrejshëm”, ka thënë Hashani.
Autoritetet policore thanë se rasti është duke u hetuar nga Njësitet e Hetimet Rajonale. /2lonline/