Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” do ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin Internacional që mbahet në Vjenë të Austrisë.
Kjo gjë u bë me dije nga përfaqësues të këtij ansambli të cilët dje para nisjes për në Austri janë takuar me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Vitisë, Milot Lala.
Drejtori Lala ju ka uruar atyre suksese dhe ndër tjerash shtoj se ka besim të plotë se ky ansambël do të përfaqësoj në mënyrë të shkëlqyer Vitinë dhe Kosovën në këtë festival të rëndësishme.
Përndryshe AKV “Kemaj Azizi” nga Vitia, shpeshherë është kthyere në Viti me çmimi të rëndësishme të cilat i ka rrëmbyer në festivale me konkurrencë të shteteve të mëdha.