Ansambli i të rinjve të AKV “Kemajl Azizi” të Vitisë, ka marrë pjesë në Festivalin e Talentëve të Rinj Internacional shqiptar nga 14 shtete, që u mbajt parmbrëmë në Tiranë.
Ansambli “Kemajl Azizi’ u nderua me çmimin e tretë të këtij Festivali, për interpretim të valles. Anëtarët e rinj të këtij ansambli u pritën me interesim të madh nga publiku, për çka edhe u duartrokit për interpretim origjinal e autokton të valles.
Ky Festival që sivjet mbajti edicionin e pestë me radhë, organizohet nga Qendra Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” me kryetare Margarita Xhepa.
Udhëheqësia e Ansamblit kanë falënderuar Institucionet komunale për mbështetjen e vazhdueshme që po I jepet këtij ansambli në pjesëmarrje të Festivaleve të ndryshme Brenda dhe jashtë Kosovës.