Ansambli i Këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” ka marrë pjesë në edicionin e radhës së Festivalit Ndërkombëtar” Shkupi Folk-Fest 2019” që u mbajt në Sarajë të Shkupit.
Në këtë festival morën pjesë mbi 20 ansamble nga vise të ndryshme dhe si i tillë zgjoi kërshërinë e publikut të pranishëm.
Juria profesionale e festivalit, ka përzgjedhur Ansamblet me paraqitje më të mirë, ku AKV “Kemajl Azizi” u nderua me çmimin e tretë të Festivalit.
Udhëheqja dhe anëtarët e ansamblit vitias, janë pritur në një takim edhe nga kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.