/2L ONLINE/ – AKV “Gjilani” në këtë festival është paraqitur me potpuri këngësh të kombinuara nga të gjitha trevat shqiptare për ta begatuar sa më shumë këtë ngjarje me rëndësi të veçantë të kombit, të interpretuara nga këngëtarët e AKV “Gjilani”, Qemajl Musliu, Vlora Bajrami, Nehat Ferati dhe Afrim Haziri, nën përcjelljen e orkestrës profesionale të udhëhequr nga maestro Murat Ismajli dhe aranzhimet e profesor Burhan Azizi.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati ka thënë se programi i paraqitur nga AKV “Gjilani” është pritur shumë ngrohtë dhe me entuziazëm nga publiku vendas dhe nga organizatoret.
“Vlen te theksohet se pjesëmarrja e AKV “Gjilani” ne këtë festival është realizuar ne kuadër te bashkëpunimit mes dy vendeve tona gjegjësisht Ministrive respektive. Gjithashtu AKV “Gjilani këto ditë do të udhëtojë për në Turqi-Izmir për ta përfaqësuar Kosovën në ”Festivalin Ballkanik Izmir 2016″, AKV “Gjilani është përgatitur maksimalisht për paraqitje sa me të mirë me programet tona të larmishme krahas të gjitha vendeve të Ballkanit”, ka thënë Ferati.
Ai shtoi se për të marrë pjesë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm AKV “Gjilani” është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit me këtë rast u janë shumë mirënjohës dhe shpresojnë që në të ardhmen përkrahja institucionale nuk do të mungojë. /2L ONLINE/