AKV ”Gjilani” mori pjesë në “Festivalin ndërkombëtar të këngës qytetare – Ulqin 2017″. Në ketë festival është paraqitur me potpuri këngësh të kombinuara nga të gjitha trevat shqiptare, për ta begatuar sa më shumë këtë ngjarje me rëndësi te veçantë, te interpretuara nga këngëtaret tash më të njohur të AKV “Gjilani” si: Qemajl Musliu, Nehat Ferati, Afrim Haziri, nën përcjelljen e orkestrës profesionale të udhëhequr nga maestro z..Murat Ismajli dhe aranzhimet e Prof,.Burhan Azizi.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati ka thënë se Festivali kishte karakter revial dhe kishte laramani te këngëve edhe nga kombe të tjera. Programi i paraqitur nga AKV “Gjilani” pasuroi këtë ngjarje dhe i dha një jehonë kalasë së Ulqinit me këngët e bukura shqiptare, është pritur shumë ngrohtë dhe me entuziazëm nga publiku vendas dhe nga organizatorët.
“Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit “Gjilani” në këtë festival është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyer të Ansamblit dhe organizatorit ku me këtë rast i jemi mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore”, ka thënë Ferati.
Ai shton tutje se AKV “Gjilani”, edhe pse me vështirësi të jashtëzakonshme nga mungesa e mbështetjes institucionale po përpiqet të i kultivojë, t’i ruaj dhe t’i përfaqësojë vlerat tona kulturore në mënyrë sa më të mirë.