(2L ONLINE) – Ansambli i këngëve dhe valleve “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, i është ndare vendi i parë në Festivalin,”Gurra Popullore 2014”. Ky festival mbahet për shume vite me radhë dhe kishte karakter garues.
Pjesëmarrës te këtij festivali ishin edhe Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare, si : Ulqini , Shkupi, Veleshta-Struga, Tetova, Podujeva, Prizreni, Kaçaniku, Obiliqi dhe grupe lokale te qytetit te Gjilanit.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, Nehat Ferati ka thënë se konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë sepse edhe Ansamblet e tjera u paraqiten me programe shume te bukura dhe kolorit te jashtëzakonshëm te veshjeve tona kombëtare.
Sipas tij, Ansambli “Gjilani”, në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle,doke dhe zakone autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut,
“Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, po bënë përgatitje intensive për festivale të ndryshme Kombëtare dhe Ndërkombëtare duke iu falënderuar të gjithë anëtarëve dhe stafit udhëheqës edhe rezultatet nuk do të mungojnë. Për arritjet e këtij Ansambli, më së shumti meritor është Këshilli Artistik i Ansamblit”, thotë Ferati. / 2L ONLINE/