(2L ONLINE) – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, ka marrë pjesë në Festivalin “Revista e Folklorit Burimor Shqiptar – Drenas 2014”, me këtë rast është nderuar me Çmimin “Për Ritet dhe Lojërat më të mira Popullore”.
Nehat Ferati, kryetar i AKV “Gjilani”, ka thënë se ky festival mbahet për shume vite me radhëe në qytetin e Drenasit dhe kishte karakter garues, pjesëmarrës ishin mbi 57 Ansamble dhe grupe nga e gjithë hapësira Shqiptare, konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë por serioziteti dhe përgatitjet e Ansamblit “Gjilani”, për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, por dhe në paraqitjet e tjera nëpër festivale të ndryshme bënri që të i shpërblehet mundi i të gjithë pjesëmarrësve.
Ferati tha se Ansambli “Gjilani”, në këtë ngjarje kulturore është paraqitur me këngë e valle, doke dhe zakone Autoktone nga treva e Anamoravës dhe Karadakut,
“Ky festival është shume domethënës për vlerat dhe kulturën kombëtare, gjithashtu ndikon tek te rinjtë tanë qe sa me shume të aktivizohen për ruajtjen e këtyre vlerave. Organizimi i Festivalit dhe mikpritja kanë qenë të jashtëzakonshme nga organizatori i Festivalit ku shprehim mirënjohje dhe falënderim te veçantë organizatorëve.
Vlen te theksohet dhe u jemi mirënjohës për mbështetje Komunës se Gjilanit përkatësisht Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport”, ka thënë Ferati.
Sipas tij, ky aktivitet është realizuar me pune te palodhshme nga Këshilli Artistik dhe nga këshilli Organizativ i Ansamblit. /2L ONLINE/