/ AKV “Gjilani” , fitues i vendit të -I-rë, në Festivalin e Këngëve dhe Valleve “Kaçaniku 2015″, Çmimi për instrumentistin më të mirë: Murat Ismajlit-Klarinetist, dhe Çmimi për valltarin më të mirë: Rifat Idrizi/
/2L ONLINE/ – Ansambli i Këngëve dhe Valleve AKV “Gjilani”, nga qyteti i Gjilanit, është fitues i vendit të -I-rë , ne Festivalin e Këngëve dhe Valleve “Kaçaniku 2015″, festival ky tradicional që mbahet në Qytetin e Kaçanikut për nderë te Ditës se Çlirimit të këtij qyteti.
Kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “gjilani”, Nehat Ferati tha se ky Ansambël në ketë festival është paraqitur me, valle koreografike dhe këngë popullore te interpretuara ne mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Ansamblit.
Sipas tij, në këtë Festival kishte Ansamble dhe Grupe te ndryshme nga te gjithë trevat shqiptare e te cilat sigurisht qe u paraqiten me programe te larmishme dhe shume te bukura, mirëpo juria profesionale u përcaktua që vendi i parë të i ndahet Ansamblit “Gjilani” si Ansambël me i kompletuar,profesional dhe me gjithëpërfshirës.
Po ashtu çmimi për instrumentistin më të mirë iu dha Murat Ismajlit-Klarinetist, dhe çmimi për valltarin më të mirë: Rifat Idrizit.
“Vlen të theksohet se pjesëmarrja e Ansamblit “Gjilani”, në këtë festival është mbështetur nga Kuvendi Komunal gjegjësisht nga Njësia për Kulturë Rini dhe Sport. Ky aktivitet është realizuar me pune te palodhshme nga Këshilli Artistik”, ka thënë Nehat Ferati, kryetar i Ansamblit. /2L ONLINE/