Ka përfunduar sonte Festivali i këngëve dhe valleve “Flakadani i Karadakut 2022”, që u mbajt për tri ditë me radhë në Viti, në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv. Me këtë rast edhe janë ndarë çmimet për më të dalluarit ku vendin e parë e zuri Ansambli “ Gjilani” nga ,Gjilani ndërkaq me çmimin special u nderua SHKA“ Presheva ” nga Presheva.
Gjatë tri ditëve të Festivalit, Vitia ka grumbulluar solistë, valltar dhe grupe të ndryshme nga gjithë hapësirat shqiptare në edicionin e 20-të me radhë të festivalit të këngëve dhe valleve, që mbahet në kuadër të manifestimit kulturor gjithëkombëtar “Flakadani i Karadakut”.
Me këtë rast, në skenë kanë prezantuar me qindra solistë e valltarë nga vise të ndryshme mbarë shqiptare. Sonte në natën e tretë dhe finale të festivalit, ku për shkak se dje ishte ditë zie në Kosovë, u inkorporuan edhe ansamvlet pjesmarrëse të natës së dytë, me repertorin e tyre para publikut vitias janë paraqitur 10 Ansamble e Shoqëri nga Tirana, Tuzi, Ferizaj, Ulqini etj . Mysafirë special i këtij Festivali ishte Ansambli shtetëror Shota . Juria profesionale Sami Pira, Dilaver Kryeziu e Mustafë Lamallari, ka ndarë 3 çmimet e para, çmimin special, si dhe janë nderuar edhe vallëzimi më i veçantë, koreografia më e mirë, kostumografia etj.
Vendin e parë, juria i ka ndarë Ansamblit Gjilani, vendin e dytë SHKA “Bajram Curri” nga Prishtina dhe dhe vendin e tretë Shoqërisë kulturo artistike “Hasan Prishtina” nga Vushtrria.
Koreografia më e mirë, Suzana Drenica me ShKA “Hasan Prishtina”. Këngëtari më i mirë Liridon Sadriu-Kastriotët nga Ferizaj. Kostumografia “Koha” Dinosh-Tuz. Ndërsa çmimi jubilar “Malësori”-Gjonaj.
Kryetari i jurisë së festivalit Sami Piraj ka vlerësuar se festivali Flakadani Karadakut tashmë ka kaluar barrierat e një festivali kombëtar dhe dalëngadalë po ecën drejt një evenimenti ndërkombëtar, duke marrë parasysh pjesëmarrjen e ansambleve nga gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm.
Drejtori për Kulturë Rini e Sport Valdrin Sahiti, ka thënë se Vitia do të vazhdoj të jetë nikoqire e këtyre aktiviteteve dhe se Flakadani i Karadakut, me sukses po arrin të zgjerohet në të gjithë hapësirat shqiptare.
Gjatë 6 ditëve sa ka zgjatur Manifestimi tradicional kulturor e sportiv të këtyre aktiviteteve, janë zhvilluar shumë aktivitete të ndryshme kulturo e sportive. Festivali i Ansambleve që u zhvillua sonte, ka shënuar edhe përmbylljen e këtij Manifestimi që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Nijazi Azemi – komandant Mjekrra. /2LONLINE/