Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 13 maj 2020, janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjendet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
2 pacientë të tjerë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit.