/2L ONLINE/ – Tani më kur përmendet Teatri i Qyteti të Gjilanit, nuk është ndonjë pyetje apo interesim që mund të bëhet rreth shfaqjeve që luhen në të, por tani orientohet pothuajse çdo gjë rreth asaj se çfarë po ndodh tutje në këtë institucion. A është zgjedhë drejtori? A u dhanë rrogat? A janë krejt në listë të pagave? A u zgjidhë statusi i teatrit? A ka nis me u respektue ligji mbi teatrot? Kush boni hile në konkurs? A ka bo vaki me u dukur kund ndonjë repertoar? A mbetI edhe ndokush tjetër pa punë?…, e plotë gjëra të tilla të ngjashme.
Pakënaqësitë në, dhe rreth teatri fatkeqësisht po vazhdojnë akoma dhe shumë prej aktorëve po e shfaqin këtë edhe nëpër rrjete sociale. Por, shtrohet pyetja se a po u pëlqen ajo çfarë po postojnë aktorët në profilet e tyre, atyre që janë përgjegjës për me e vendos në binarë të duhur këtë institucion?!
Njëri që nuk po rri rehat por po e shpërthen zemërimi ne tij për gjendjen në teatër, përmes postimeve të tij në rrjetet sociale është edhe aktori Avni Shkodra. Një ndër postimet e tija të fundit, përkatësisht një thënie tani më e njohur që modifikohet varësisht prej situatës, ka nxit reagime të shumta, duke e përfshirë në komente edhe vet kreun e komunës së Gjilanit.
“Mos pyet çka ka bërë teatri për ty, por çka ke bërë ti për teatrin”, është kjo një thënie a postuar nga aktori Avni Shkodra, që me ironi ia ka atribuuar këtë thënie “Van Dame”, ndoshta me logjikën që duhet pikërisht një Van Dame, për me rahatue këtë institucion.
foto qe aktori Shkodra e ka postuar poashtu në profllin e tij
Por, kjo duket se ka nxitur reagime të shumta, e njëri ndër komentuesit ka qenë edhe vet kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili duket se e ka thumbuar Shkodrën në këtë postim, duke ia përmendur edhe një shou televiziv “Përralla me tupan’, pjesë e të cilit ishte edhe aktori gjilanas në rolin e Avdi tifozit.
Ja çfarë shkruan Haziri.
Lutfi Haziri Komuna ka investu ne Teater,ka zgjedhe trupen artistike me fyer Komunen e mos me punu asgje dhe ka anulu konkursin per Drejtor. Cka ka me ba Komuna;Ka me emru Bordin e ri,ka me rishpall konkursin e ri per drejtor,ka me vazhdu me investime edhe ka me paguar aktoret qe punojn teater e jo pralla me tupan e tifozllikun e harruar!
Kjo ka bërë që të shpërthejnë komentet e të tjerëve por veçojmë atë të vet aktorit Shkodra i cili ka vlerësuar se më këtë postim i pari i komunës e ka bërë personale me të. Madje ai e ka vlerësuar si kërcënim publik të kryetarit Lutfi Haziri, se “Komuna nuk do të paguaj aktorë që kanë luajtur në “Përrallë me Tupan”, pra duke aluduar pikërisht në Shkodrën, i cili ka qenë pjesë e këtij shou si Avdi tifozi.
Ai vlerëson se kjo i është bërë pikërisht pse ai nuk rri rehat por kërkon funksionim ligjor të institucionit teatror në Gjilan.
Përndryshe, ja postimi i plotë i Shkodrës:
“I falënderoj shumë të gjithë kolegët e teatrit e artistët e tjerë, si dhe shoqërinë civile (Friendsat) për përkrahjen publike në llogarinë time personale në “Facebook”, lidhur me kërcënimin publik të kryetarit Lutfi Haziri, se “Komuna nuk do të paguaj aktorë që kanë luajtur në “Përrallë me Tupan”, pra duke aluduar në mua personalisht, pas kërkesave tona për funksionimin ligjor të institucionit teatror në Gjilan.
I nderuar kryetar Haziri, ja disa emra të aktorëve, të cilët kanë luajtur në emisionin “Përrallë me Tupan”, në të cilin emision gjithashtu edhe ju keni qenë të ftuar disa herë dhe nga pamjet televizive duket se jeni kënaqur, shto këtu edhe organizimin profesional të Valon Malokut dhe Antigona Kotorrit: Teuta Krasniqi (aktore e ansamblit residentë të teatrit kombëtar të Kosovës), Mirsad Ferati (Ish drejtor në teatrin e Mitrovicës, aktor nga Mitrovica), Shengyl Ismajli(aktore e ansamblit rezidentë të teatrit kombëtar të Kosovës), Altina Kusari(Aktore e ansamblit rezidentë të teatrit të Gjakovës), Ridvan Murati (aktor në TheatreFalle në Basel të Zvicrës), Puhie Demaku (deputete në parlamentin e Kosovës).
Poashtu edhe shumë aktorë të tjerë që kanë luajtur në këtë emision, nuk nënkupton që nuk janë aq profesional, por ja që nuk janë të angazhuar pikërisht edhe përshkak jofunksionalizimit të: Teatrove, kinematografisë, ligjit për sponsorizim, ligjërimit të dramës nëpër shkolla, pra politikave jokorrekte kulturore.
Edhe ju vet e dini se keni thënë diçka personale në raport me mua, përshkak se shumë aktorë janë dëshmuar të pranueshëm edhe në televizion e edhe në teatër. Ky reagim i juaji vjen nga inati që ne kërkojmë diçka që ju na e keni premtuar në fushatë e nëpër takime: Ju në fushatë e takime jeni zotuar që ansambli i aktorëve të teatrit të Gjilanit nuk do të reduktohet, ndërkaq keni zvogëluar numrin e aktorëve, etj etj etj….
Ju nuk keni dashur ta kuptoni drejt protestën dhe kritikën, por keni deklaruar se e keni marrë atë si fyerje ndaj komunës. kjo do të ishte ngjashëm sikur ne ta merrnim fyerje kritikën ndaj një shfaqje teatrore, të cilën e shkruan një kritik arti.
Post scriptum: Ju edhe mund të ma mohoni, përkohësisht, në mënyrë personale, joligjore e arbitrare kontratën e aktorit në teatër, por ju nuk mundë të ma mohoni fjalën e lirë dhe të drejtën për të protestuar, e aq më pak të ma mohoni pasionin tim për teatrin, e sidomos për teatrin e Gjilanit, të cilin shpresojmë shumë shpejt ta fusim në funksionim ligjor, me repertor vjetor, qoftë gjatë mandatit tuaj ose pas tij.
Sinqerisht Avniu.
Ndëryshe, postimet tjera që bien në sy janë ato që janë në përkrahje të aktorit shkodran që janë të ngjashme, por të shkruar nga shumë persona “Avni Shkodra është aktor profesionist!?
Mbetet të shihet, çfarë do të sjellë dita e re. Ndërkohë që shfaqja në facebook sigurisht se do të vazhdojë, në teatër ajo mungon, sikur se që po mungon drejtori. /2L ONLINE/