Aktivitetet për nder të festës së 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar, kanë filluar sot me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Institucionet komunale të Vitisë, në krye me zv. kryetarin e Komunës, Hasan Aliun kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh për të përkujtuar më mëritorët për lirinë e këtij vendi.
Kurse aty ata janë pritur nga familjar të dëshmorëve. Homazheve pranë varreve të dëshmorëve, kanë bërë edhe përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës, subjekteve politike, zjarrfikës, mjekë si dhe shumë qytetarë.