Sot, në Qendrën Korrektuese në Lipjan për të burgosurat u shfaq filmi “Suffragette”.
Në këtë aktivitet, mori pjesë ministrja Haxhiu, e cila pas shfaqjes ngriti një diskutim të përgjithshëm me gratë duke iu referuar edhe temës së cilën trajton filmi.
Të drejtat dhe liritë e grave, përpjekja për një jetë më të dinjitetshme, kontributi i rëndësishëm i tyre në shoqëri dhe në demokraci ishin disa nga çështjet të cilat u diskutuan në këtë aktivitet.
Ministrja tha se përkundër sfidave të ndryshme me të cilat përballen gratë, ato nuk duhet reshtur së angazhuari për kërkesën për barazi, dhe jetë me dinjitet.
Emancipimi i gruas për vetën e tyre, si dhe emancipimi i burrave për gratë, është kusht i domosdoshëm në të cilat shoqëria jonë duhet të angazhohet dhe të punojë në këtë drejtim, aspiratë e cila duhet të arrihet me angazhimin e secilit kudo që jeton.
Aktivitetet e tilla do të vazhdojnë nëpër Qendrat Korrektuese si pjesë e programit të ri të rehabilitimit, program ky për të cilin ministrja Haxhiu ka kërkuar të rishikohet dhe të riorganziohet. /2LONLINE/