1 Qershori Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, festë e cila festohet me entuziazëm dhe dashuri në mbarë botën, duke theksuar rëndësinë e mirëqenies, të drejtave dhe zhvillimit të fëmijëve, me qëllim për të promovuar të drejtat e fëmijëve në shenjë të kujdesit dhe dashurisë për gjeneratën e ardhshme, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të projektit ‘’Unë mbrohem me ligj’’ ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit, stafin mësimor dhe këshillin e prindërve si: marshim i përbashkët me fëmijët nëpër qytete, shpërndarje fëmijëve materialet sensibilizuese e edukative, ofrim i informatave rreth sigurisë së përgjithshme të tyre dhe rregullave në trafikun rrugor, vizitë në ambientet dhe pajisjet policore etj.
Policia, si një nga institucionet kryesore të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike këto aktivitete i ka ndërmarrë me qëllim të krijimit të besimit, ndërtimit të marrëdhënie të forta me fëmijët dhe komunitetin, për të nxitur ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve, duke përfshirë të këtu të drejtën për mbrojtje nga dhuna, abuzimi e dukuri të tjera negative. Kjo festë thekson se fëmijët kanë nevojë për një mjedis të sigurt dhe të dashur për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë. /2LONLINE/