Siç njofton, Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale Komunikacionit Rrugor, (NJRKRr) gjatë periudhës kohore: 18.-24.02.2022 kanë shënuar këto aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna janë shqiptuar gjithsejtë : Total: 554 gjoba
Gjatë periudhës kohore të cekur më lartë në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan kanë ndodhur 20 aksidente hetimi i të cilave është kryer nga Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor NJRKRr Gjilan:
a) Me lëndime trupore trupore: 12 aksidente dhe
b) Me dëme materiale: 08 aksidente
Lokacioni i aksidenteve:
a) 11 janë në rrugë nacionale
b) 03 janë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Viti
c) 04 janë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Gjilan dhe
d) 02 janë në zonë të përgjegjësisë stacionit policor Kamenicë
Gjatë periudhës kohore nga data: 18-24.02.2022 janë konfiskuar 07 patentë shofer. Të gjithë patentë shoferët janë konfiskuar për kundërvajtjen e kryer nga vozitësit- tejkalim në vijë të plotë.
Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor NJRKRr duke u bazuar në planifikimin e punës së NJRKRr-së për vitin 2022 edhe gjatë kësaj jave ka implementuar Planin Operativ “Telefonat celular”.
Brenda javës janë shqiptuar 63 gjoba ndaj vozitësve që janë hasur në rrugë duke përdorë telefonin celular gjatë vozitjes së automjeteve të tyre.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët, dhe fton që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 , 038 50807590 .
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thotë, Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës. /2LONLINE/