Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport në Kamenicë organizoi aktivitete të ndryshme në përvjetorin e Pavarësisë.
Për nder të përvjetorit të Pavarësisë, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka mbajtur edhe disa aktivitete të ndryshme në Kamenicë.
Në mëngjesin e sotëm është mbajtur Turniri i Shahut dhe ai i Ping-Pongut.
Në turnirin e Ping-Pongut u ndan edhe mirënjohje për tri vendet e para.
Eduard Shillova – Vendi i parë;
Bardh Hoda – Vendi i dytë;
Driton Krasniqi – Vendi i tretë.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se është kënaqësi kur të rinjtë angazhohen në aktivitete të tilla dhe që arrijnë suksese.
“Sot pësova disfatë nga Bledi në lojën e Shahut, një djalosh i ri i cili e kishte pasion këtë lojë sikurse edhe unë. Përveç lojës së Shahut, u sfidova edhe në turnirin e Pingopongut të organizuar për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kënaqësi kur shoh të rinjtë tanë që angazhohen në aktivitete të tilla dhe arrijnë suksese”, tha Kastrati.
Pas turnirit është bërë dhe hapja e ekspozitës pesë ditore “Trashëgimia Kulturore Nëpërmjet Objekteve Etnografike”.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për pesë ditë me radhë nga ora 10:00 deri në orën 18:00. /2LONLINE.com/