Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2023 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 6 deri 12 mars 2023, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve.
Në fokus ka pasur kontrollin e përdorimit të rripit të sigurisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,295 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 7,877 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 1,486 gjoba. /2LONLINE/