DYLON

Qendrën e Karrierës në Gjilan e vizituan nxënësit e klasëve të 9-ta nga shkolla Fillore “Abaz Ajeti”

Qendrën e Karrierës në Gjilan e vizituan nxënësit e klasëve të 9-ta nga shkolla Fillore “Abaz Ajeti”
Avatar photo Redaksia

Ditën e hënën dhe të martë Qendrën e Karrierës në Gjilan e vizituan nxënësit e klasëve të 9-ta nga shkolla Fillore “Abaz Ajeti”, në përcjellje të kujdestarëve të klasave: Valbona Ramadani, Zejnepe Mustafa, Irfan Arifi, Imrane Thaqi, Salih Rrustemi.

Nxënësit gjatë vizitës në Qendrën e Karrierës u njoftuan nga afër me rrjedhat, përfitimet dhe mundësitë që ofron Qendra e Karrierës në orientimin e tyre jetësor dhe profesional në të ardhmen.

EkoHigjiena

Këshilltaret e Qendrës po ashtu i njoftuan nxënësit dhe mësueset e ShF Abaz Ajeti për rëndësinë që kanë Qendrat e Karrierës në Shkollat Profesionale duke ju bërë me dije misionin dhe qëllimin primar dhe të vetëm që kanë, të mbështesin nxënësit në përmisimin e shkathtësive për menaxhim të karrierës, ndërlidhjen me tregun e punës, shkëmbimin e informacioneve të karrierës, edukimin dhe trajnimin, si dhe rrjetëzimin me palët e interesit.

Këshilltaret e QK në Gjilan do të mirëpresin të gjithë nxënësit e shkollave qofshin ato fillore apo edhe të mesme.

Ne do të ju ofrojmë asistencë në përzgjedhjen e tyre në karrierë!

Qendra e Karrierës – Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.