Në qendër të Gjilanit tek platoja e “Idriz Seferi-it” u mbajt një Sfilatë Tradicionale për Fëmijë dhe të Rinj me Nevoja të Veçanta. Down Syndrom Kosova -“DSK” në Gjilan e udhëhequr nga znj.Almedina Morina Koordinatore solli prezentë një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrëseve me këtë kromozom të Dashurisë, për këtë kategori.
Ky Aktivitet u Organizua nga Fitim Sejdiu dhe Shpresa Orana Sejdiu, vullnetarë, ndërsa u financua nga Ministria për Kulturë, Rinisë dhe Sportit – Departamenti i Trashëgimisë Kulturore si dhe Komuna e Gjilanit.
Për veshjen tradicionale u përkujdes “OJQ Dita” Gjilan. Porosia e Reisit të vogël është se do të vizitojmë secilin qytet në regjionin e Anamoravës, për t’iu sensibilizua lidhje me Kromozomen e Dashurisë duke ju thënë se as ju nuk keni diçka ma shumë se ne, ne jemi pjesë e shoqërisë tonë.