Me moton “Çdo ditë është 1 Qershori”, Syri i Vizionit shënon ditën ndërkombëtare të fëmijëve – 1 qershorin – në Kosovë. Aktivitetet që do të zhvillohen në disa komuna të Kosovës kanë për qëllim që në këtë ditë tëangazhojnë një numër sa më të madh të akterëve që punojnë në sektorin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
Nga e hëna më 28 maj deri te premten më 1 qershor, aktivitetet do të zhvillohen në komunën e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjilanit, Ferizajt, Klinëse Gjakovës. Ato do zbatohen përmes grupit të fëmijëve ROR (Respect Our Right), që prej vitesh merret me monitorimin e zbatimit tëKonventës për të drejtat e fëmijës në Kosovë.
Aktivitetetzhvillohen në bashkëpunim me Asambletë komunale të fëmijëve, duke filluar të hënën me një debat publik të fëmijëve më Kryetarin e komunës së Gjakovës z. Ardian Gjini. Ditën e martë fëmijët do të vizitojnë organizatat“Handikos”, “Qendra për Jetë të Pavarur”, dhe “Pema”, që ofrojnë shërbime për fëmijë me nevoja të veçanta në Komunën e Pejës për t’u njohur nga afër më vështirësitë më të cilat ballafaqohet fëmijët në këto qendra.
Të mërkurën aktivitetet vazhdojnë me vizitë në fshatin SOS në Prishtinë dhe rikonstituimin e asamblesë së fëmijëve në Gjilan, ditën e enjte me hartimin e pemës së kërkesave dhe dëshirave të fëmijëve në Klinë, dhe ditën e premte aktivitetet përmbyllenme takimin konsultues me Zyrën për Qeverisje të Mirë për Hartimin e Strategjisë Nacionale mbi të Drejtat e Fëmijëve- takim që do hapet nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe me realizimin e video-mesazheve dhe pikturave që kanë të bëjnë më ngritjen e përgjegjësisë së institucioneve karshi nevojave të fëmijëve në Ferizaj dhe Pemën e fëmijëve në Mitrovicë.
Në këto aktivitete do përfshihen qindra fëmijë nga komuna të ndryshme, autoritete lokale e qendrore, institucione, dhe zyrtarë që janë të angazhuar nëpunën me fëmijët dhe që për mandat kanë mbrojtjene të drejtave të fëmijëve.
Shënimi i ditës së fëmijëve bëhet në kuadër të projektit “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children në Kosovë.