Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit, V.H, për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H i është bashkuar organizatës terroriste të quajtur “ISIS” nga fundi i muajit qershor të vitit 2014 e deri në fund të dhjetorit të vitit 2015.
I pandehuri duke shfrytëzuar rrugën ajrore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka arritur në Turqi e pastaj nga aty në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin për në Siris, ku dhe është bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS, duke marre pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist të organizatës së lartcekur në forma të ndryshme.
Në aktakuzë thuhet së i pandehuri ka kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=63573