Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër katër të pandehurve me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehuri me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T,, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Tregtia e ndaluar’’ nga neni 305 paragrafi 1 i Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, katër të pandehurit me inicialet A.B., V.M., A.A., A.T, dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale ‘Shpëlarja e parave’, nga neni 302 i Kodit nr. 06/L-074) Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 56 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr.05/L-096 për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe Financimin e Terrorizmit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale e Kosovës.