Referuar raportit të Prokurorit të Shtetit për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘‘Kanosja’’. /2LONLINE.com/