(2L ONLINE) – Ndonëse Komuna e Vitisë kishte zhvilluar muaj më parë një aksion 22 ditor për pastrimin e ambientit në gjithë territorin e saj. Ajo në bashkëpunim me Iniciativën “Ta pastrojmë Kosovën” ka zhvilluar aktivitete të pastrimit në pothuajse të gjithë territorin e kësaj komune.
Ndërkaq zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu ka prezantuar projektin ideor për rregullimin e shëtitores pranë lumit “Morava” dhe atë për saj të rrugës Viti-Binçë. Aksionit iu kanë bashkangjitur edhe pjesëtar të FSK-së, Policia, shoqëria civile, subjektet politike si dhe këshillat e fshatrave.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe qytetarë me ekskavator e kamion e që janë mbështetur nga Komuna e Vitisë si me derivate apo edhe me mjete tjera logjistike.
Gjithashtu trapsortimi i mbeturinave pa pagesë është bërë nga Eco-Higjena. (2L ONLINE)