(2L ONLINE) – Që në orët e paradite, ka filluar aksioni për pastrimin e Lumit Morava, përgjatë fshatrave Skifteraj, Budrikë e Radivojc, zonë kjo e cila për vite me radhë përballet me vërshime.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, lidhur me këtë iniciativë theksoi se është ndërmarrë pas konsultimeve që janë bërë me gjitha grupet parlamentare, këshillat e fshatrave, shoqërinë civile etj, kemi vendos të fillojmë aksionin e përgjithshëm të pastrimit të Lumit Morava, sidomos në pikat ku është i dëmtuar shtrati i lumit nga ku edhe vijnë vërshimet për vite me radhë.
“Vendimi ka qenë I prerë që të fillohet sot dhe për fat të mirë i janë përgjigjur të gjithë si kompania Hidromorava, Eco-Higjiena, njësia e zjarrfikësve, kompani të ndryshme , këshilltarë komunal e qytetarë të shumtë të cilët e kanë kuptuar nevojën e domosdoshme, ngase shpesh herë e kemi thënë se sfidë numër një është Morava për komunën e Vitisë. Ne nuk kemi guxuar që të lejojmë që të hyjmë në këtë dimër me këso kushtesh , me këto dëmtime të shtrati të lumit dhe se sa do të arrijmë që të rregullojmë këtë pjesë nuk e di, por vullneti është maksimal. Ne jemi të gjithë bashkë dhe këtë sfidë e kemi të përbashkët”, ka thënë Haliti
Ai ka apeluar te institucionet qendrore për ndihmesë të këtij projekti të rregullimit të shtratit të Lumit Morava.
Ky aksion që është ndërmarrë me iniciativën e kryetarit të komunës Sokol Haliti e që do të zgjasë gjatë gjithë ditës, ka për qëllim eliminimin e defekteve që janë përgjatë shtratit të Lumit Morava, ku si pasojë e kësaj këto fshatra për vite me radhë përballen me vërshime.
Aksioni është përshëndetur edhe kryetarët e fshatrave Radivojc, Skifteraj e Budrikë si dhe qytetarët të cilët shpresojnë që me fillimin e këtij aksioni, do të marrë fund edhe ankthi me të cilin ballafaqohen ata çdo vit,
sidomos në stinën e pranverës kur ballafaqohen me vërshime dhe dëme të shumta. Aksioni është përkrahur edhe nga kompanitë e ndryshme private që I janë përgjigjur këtij aksioni me makineritë e tyre./2L ONLINE/