Policia në Gjilan ka bastisur nëntë biznese ku ka konfiskuar libra universitarë pa faturë si dhe libra të fotokopjuar po ashtu pa faturë. Policia njofton se Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Doganën e Kosovës, kanë realizuar planin operativ ‘Pirateria’ që ka të bëjë me të drejtat e autorit që është e përcaktuar me Kod Penal.
Gjatë realizimit të planit janë kontrolluar nëntë biznese të ndryshme që bëjnë prodhimin, shitjen e CD-ve të ndryshme dhe libra të ndryshëm duke përfshirë libra për shkolla të mesme dhe universitare. Gjatë kontrollit janë konfiskuar 81 libra të fotokopjuara pa faturë si dhe 433 libra universitare po ashtu pa faturë.
/fotoilustrim/