Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka bërë me dije se më 30 korrik, rreth orës08:10, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në rrugën Pozheran- Sllatinë, komuna e Vitisë.
“Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur mjeti punues “Bager” i tipit “Cat” pa targa, i cili ka qenë duke punuar trotuarin e rrugës ka ndërruar shiritin nga ana e majtë në të djathtë të rrugës me ketë rast vjen Motoçikleta e tipit Aprilia me targa KS, drejtuesi i motoçikletës duke mos e përshtat shpejtësinë kushteve te rrugës “punime ne rrugë” godet “bagerin” me ç ‘rast lëndime të rënda trupore pëson drejtuesi i motoçikletës të cilit i epet ndihma e parë në Qendrën emergjente në Gjilan dhe me pas dërgohet në QKUK në Prishtinë”, thotë Hashani
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore.